Kosovë, 7 të vdekur e 591 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë regjistruar 591 raste pozitive, më shumë se dje.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 3.674 mostrave.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren dy raste (78 e 69 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Me këtë numri i të vdekurve si  pasojë e COVID-19 është rritur në 1.627, kurse i të prekurve në 71.334.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë nga COVID-19. 

Share This Article