Kosovë, 7 të vdekur nga Covid-19 dhe 337 raste të rinja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë regjistruar shtatë vdekje të reja nga koronavirusi në Kosovë. Ndërsa, brenda 24-orëve, janë infektuar 337 persona me COVID-19.

IKSHP-ja tutje ka njoftuar se janë shëruar edhe 91 pacientë. Deri më tash, numri i rasteve pozitive në Kosovë është 20 mijë e 179, 688 të vdekur dhe 15 mijë të shëruar. Raste aktive janë 3 mijë e 880.

Rastet pozitive janë nga: Prishtina 185 raste, Gjakova 41 raste, Fusha Kosovë 26, Lipjani 16, Podujeva 16 raste, Drenasi 7, Skenderaji 7, Obiliqi 6 raste, Mitrovica 5, Malisheva 4, Prizreni 4, Rahoveci 4, Deçani 2 raste, Dragashi 2, Ferizaji 2, Klina 2 raste, Suhareka 2, Vitia 2, Vushtrria 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik.

Share This Article