Kosovë, 87 të shëruar dhe vetëm një rasti i ri me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga  komuna e Mitrovicës – vendbanimi Rekë.

Sot janë shëruar 87 pacientë, duke çuar kështu bilancin e përgjithshëm në 490.

Nga data 8 shkurt deri sot janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri sot sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes.

Share This Article