Kosovë, deri në fund të vitit pritet të vaksinohet mbi 60 për qind e popullatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 440 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat të vaksinës anti-COVID apo 35 për qind e popullatës mbi 18 vjeç, njofton Qeveria e Kosovës. Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, procesi i vaksinimit është duke vazhduar, dhe pritet që deri në fund të vitit të tejkalohet caku prej 60 për qind të popullatës së vaksinuar.

“Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti. Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet tutje.

“Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim.”

Sot janë regjistruar 173 raste pozitive me koronavirus dhe 10 persona të vdekur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.261 persona.

Share This Article