Kosovë, edhe një viktimë nga Kovid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klinika Infektive në Kosovë ka bërë të ditur se në orët e pasdites më 16 prill, në njësinë e kujdesit intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

“Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim dërguar mediave

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.

Deri më tani Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 11 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njoftoi të enjten se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 63 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Share This Article