Kosova
Kosove/ Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por para-fushata e tyre ka shkaktuar shqetësime për ndërhyrjen e mundshme në procesin zgjedhor dhe për keqpërdorimin e burimeve publike.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se gati asnjë parti nuk bën përjashtim nga shkeljet e tilla të dyshuara, e njësoj as vetë Qeveria.
Instituti i tij është pjesë e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, që bën vëzhgimin e proceseve zgjedhore.
Cakolli, si ndërhyrje të Qeverisë në procesin zgjedhor, merr shembull përpjekjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për miratimin e një memorandumi bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilit synonte të siguronte “bashkëpunim mes palëve në organizimin dhe administrimin e të gjitha formave të votimit” për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Ndërsa, keqpërdorimi i burimeve publike për qëllime të fushatës zgjedhore thotë se është i pranishëm te të gjitha partitë, ndonëse më i theksuar sërish te pushteti, apo Lëvizja Vetëvendosje.
Përfaqësuesit e partive që iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për komente, i mohojnë këto pretendime.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve konfirmojnë se kanë pranuar memorandumin e MPJD-së për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në diasporë, por thonë se nuk e kanë marrë fare në shqyrtim.
“Memorandumi ka pasur elemente, për të cilat kemi konsideruar se në disa pika e cenonin sovranitetin e KQZ-së”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ilir Gashi, anëtar i kryesisë së KQZ-së, por nuk specifikon më shumë.
Disa media në Prishtinë raportuan se MPJD-ja, në atë memorandum, i ka caktuar vetes kompetenca që me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme nuk i takojnë.
Mes tjerash, mediat përmendën sigurimin e “hapësirës së përshtatshme për zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor”.
MPJD-ja nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar.
Për Cakollin, kërkesa për memorandum të tillë është e paprecedente.
Të tillë e cilëson edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Ajo thotë se në të kaluarën, kur janë organizuar zgjedhje parlamentare, nuk ka pasur përpjekje të ngjashme nga ndonjë dikaster qeveritar.
“Fakti që ka tendencë nga pushteti për t’i futur duart në zgjedhje, e dëmton procesin zgjedhor”, sipas Dakës.
Cakolli thotë, po ashtu, se Qeveria e Kosovës ka keqpërdorur burimet publike për të marrë vendime që kanë ndikim elektoral.
Në këtë aspekt, ai përmend vendimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro, pastaj për rritjen e pensioneve për 20 për qind dhe për rritjen e pagave në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit të ardhshëm dhe për 55 të tjera nga korriku.
Të gjitha këto vendime janë marrë në muajt e fundit dhe, sipas Cakollit, kjo tregon për “tendenca të qarta” të Qeverisë për t’i ndikuar votuesit.
“Po të ishin paraparë më herët, mbase nuk do të kishte problem”, thotë ai.
Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se si i komenton këto pretendime të sektorit civil.
Cakolli thotë se ka pasur, gjithashtu, një rritje të sponsorizimeve të postimeve në platformat digjitale nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast kanë shpenzuar mijëra euro deri më tani.
Për më tepër, sipas tij, LDK-ja dhe AAK-ja kanë deklaruar se në listat e tyre zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, do t’i përfshijnë si kandidatë për deputetë edhe disa kryetarë komunash.
“Kjo si formë, në radhë të parë, paraqet keqpërdorim të besimit publik”, thotë ai dhe shton se angazhimi në fushatë, këtyre kandidatëve u krijon mundësi për përdorimin e burimeve publike.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmojnë se së paku katër kryetarë aktualë të komunave do të jenë në listën e saj zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, thotë se kandidimi i tyre për deputetë të Kuvendit, nuk përbën ndonjë shkelje ligjore.
“Në momentin që zgjidhen, mbetet në vullnetin e tyre të vendosin se a duan ta mbajnë mandatin e kryetarit apo ta marrin mandatin e deputetit”, thotë Haziri.
Ai shton se ligjërisht, por edhe sipas parimeve të partisë që përfaqëson, përdorimi i burimeve publike nga kandidatët për deputetë është krejtësisht i ndaluar.
Ngjashëm shprehen edhe në PDK dhe AAK sa i përket përdorimit të burimeve publike, ndërsa nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk u përgjigjën.
Aktivitetet e partive politike para se të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, nuk janë të rregulluara me ligj.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili është organ i përhershëm, i pavarur dhe kompetent për të vendosur lidhur me ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, mund të shqiptojë gjoba vetëm ndaj partive të certifikuara dhe që shkeljet i kryejnë gjatë fushatës zgjedhore zyrtare.
Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, për zgjedhjet e 9 shkurtit, është deri më 24 dhjetor.
Cakolli thotë se, për aq kohë sa subjektet politike nuk janë të certifikuara për të marrë pjesë në zgjedhje dhe shkeljet eventuale nuk i bëjnë gjatë fushatës zgjedhore zyrtare, ato “amnistohen”.
Ai thekson se tendencat e shprehura deri më tash për ndërhyrje në procesin zgjedhor, e dëmtojnë integritetin e tij, por “nuk janë të atij niveli për të qenë 100 për qind përcaktuese të rezultatit zgjedhor”.
Megjithatë, thotë se aktorët politikë do të duhej të ndërmerrnin hapa për ndërprerjen e tyre, “duke u thirrur në vlerat e mira të transparencës dhe integritetit zgjedhor”.
“Ne patëm menduar edhe idenë që partitë politike të nënshkruanin një lloj deklarate, përmes së cilës do të zotoheshin… por që e njëjta nuk do të kishte karakter obligativ”, thotë Cakolli.
Por, sipas tij, mënyra e vetme për t’i ndaluar veprimet që dëmtojnë integritetin zgjedhor, mbeten ndryshimet ligjore.
Ato, thotë ai, do të duhej të përcaktonin se kufizimet për shfrytëzimin e resurseve publike, obligimet për raportimin financiar dhe të gjitha dispozitat tjera rregulluese, vlejnë që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit, e jo vetëm që nga fillimi i fushatës zgjedhore zyrtare, e cila zgjat vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Cakolli thotë se për ndryshime të tilla tani nuk ka kohë, por se ato do të mund të bëheshin për zgjedhjet e tjera në të ardhmen.
Periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.
Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë. /REL
Kosova
“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re
Partia nacionaliste shqiptare Vetëvendosje ka fituar një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake.
Me 90% të votave të numëruara, kjo parti, emri i së cilës do të thotë “vetëvendosje”, ka marrë 50.8% të votave, çka i siguron liderit të saj, Albin Kurti, një mandat të tretë në pushtet.
Dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e qendrës së djathtë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë marrë përkatësisht 20.98% dhe 13.89% të votave.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet edhe në muajin shkurt, por pa arritur shumicën, dhe Kosova ka qenë pa një qeveri funksionale që nga ajo kohë.
Kjo bllokadë ngriti një pyetje të madhe mbi këto zgjedhje të dyta parlamentare brenda vitit: a do ta ndëshkonin votuesit Kurtin për muajt e gjatë të ngërçit në Kuvendin e Kosovës, apo partitë opozitare që refuzuan të merrnin parasysh një koalicion me lëvizjen e tij të majtë?
Elektorati ka dhënë një përgjigje të qartë. Edhe pse rezultati nuk mjafton për t’i siguruar Kurtit qeverisje pa partnerë koalicioni, ai nuk pritet ta ketë të vështirë të gjejë mbështetje te deputetët e partive të pakicave etnike, të cilat kanë të garantuara 20 nga 120 vendet në Kuvend.
Kjo është fitorja e katërt radhazi e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare. Rezultati përbën një rehabilitim politik pas bllokimit nga partitë opozitare të përpjekjeve të Kurtit për të formuar qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kurti e quajti këtë “fitoren më të madhe në historinë e vendit” dhe tha se pret që opozita këtë herë të bashkëpunojë, e jo të pengojë proceset.
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e renditur e treta, sinjalizoi se kjo mund të jetë e mundur. “Kur flasin votuesit, rezultati nuk mund të injorohet,” shkroi ai në rrjetet sociale. “Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm,” shtoi ai.
Në lojë janë shumë interesa. Kosova ka humbur qindra miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian për shkak të mungesës së një qeverie funksionale. Kurti përmendi gjithashtu marrëveshje të mundshme me Bankën Botërore, të cilat do ta çonin shumën totale në mbi 1 miliard euro.
Rregullimi i marrëdhënieve me mbështetësit kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës, BE-në dhe SHBA-në, pritet gjithashtu të jetë në axhendë. Kurti ka zemëruar Brukselin dhe Uashingtonin duke ndërmarrë vazhdimisht veprime ndaj institucioneve që u shërbejnë pakicës serbe në Kosovë – nga zyrat postare deri te institucionet shëndetësore – duke rritur tensionet në veriun e Kosovës me shumicë serbe.
BE-ja ka rënë dakord më në fund të heqë masat ndëshkuese të vendosura në vitin 2023, por pritet të kërkojë nga Kurti një qasje më pragmatike ndaj dialogut të ngecur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në vend të vijës së tij zakonisht dogmatike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kjo mund të mbetet një shpresë e kotë.
Fakti që votuesit e Kosovës kanë mbështetur fuqishëm një figurë kaq polarizuese pasqyron pakënaqësinë e tyre ndaj alternativave. Partitë e lidhura me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dominuan qeverisjen në dekadën pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë në vitin 2008, por nuk arritën të përmbushin premtimet për prosperitet.
Një analist, Artan Muhaxhiri, vuri në dukje “shkeljet e panumërta të kushtetutës nga Vetëvendosje, mungesën e zhvillimit ekonomik dhe prishjen e marrëdhënieve me aleatët” gjatë viteve të saj në pushtet.
Megjithatë, ai përfundoi se “pavarësisht të gjitha mangësive, qytetarët e kanë konsideruar opozitën më të dëmshme”.
Kosova
Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale
Të dielën në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt.
Sipas procedurave, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr dhe vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit.
Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Ky proces, i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Përveç organizimit të votimit në 2,557 vendvotime të rregullta, ka mundësuar:
– votimin me kusht në 38 qendra votimi me 57 vendvotime;
– votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile votuesit me nevoja të veçanta dhe
– votimin jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike dhe përmes postës.
Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.
Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860.
Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare. Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime.
Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania16 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania16 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania17 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK15 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova17 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota16 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
