Kosovë – Greqi luhet më 6 shtator në “Fadil Vokrri”

albnews
By
1 Min Read

Liga e Kombeve, pas hedhjes së shortit, ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor të këtij viti.

Kosova që bën pjesë në grupin e tretë të Ligës C të Kombeve, ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire kundër Moldavisë, më 3 shtator.

Ndërkaq, përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndaj Greqisë më 6 shtator.

Share This Article