Kosovë, katër zona të tjera kaplohen nga zjarret të martën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarret kanë kapluar katër lokacione të tjera në Kosovë gjatë orëve të mëngjesit të së martës.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, ka konfirmuar për KOHЁN se këto vatra zjarri janë fshati Vraniq dhe Bukosh në Komunën e Suharekës, në qytetin e Janjevës – pjesa Lipjan – Prishtinë, dhe Bjeshkët e Nemuna.

Koqinaj ka treguar se ekipet e zjarrfikësve dhe ato të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

“Fatbardhësisht të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale”, ka bërë të ditur ai.

Për shkak se temperatura të larta ka në çdo trevë të Kosovës, Koqinaj ka thënë se AME nuk mund të parasheh se cilat zona janë në rrezikshmëri më të lartë për tu kapluar nga zjarri.

Share This Article