Kosovë, këtë javë temperaturat deri në minus 13 gradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ftohta polare do të vazhdojnë të jenë prezent edhe gjatë javës së fundit të janarit. Këto masa do të kushtëzojnë mot të ftohtë dhe me pak reshje bore.

Siç njofton IHMK-ja, temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

“Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësorët, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetet prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme”, thuhet në njoftim.

Share This Article