Kosovë, konfirmohet një rast me variantin afrikan të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është konfirmuar një rast i variantit afrikan të COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Në laboratorët e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (WHO label: Beta)”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.

Sipas një njoftimi të martën në mëngjes, pacienti është hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

IKSHPK-ja ka thënë se po i hulumton kontaktet për të identifikuar raste të tjera.

“Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim, që ka shtuar se masat parandaluese mbesin të njëjta.

Share This Article