Kosovë, ministri Sveçla: Policia serbe ka arrestuar drejtorin e Administratës në Leposaviq

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur të shtunën se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, është arrestuar të shtunën nga Policia e Serbisë dhe po mbahet në një stacion policie në Rashkë.

Monistri Sveçla ka thënë se ai është ndaluar vetëm sepse është pjesë e institucioneve të Kosovës dhe se bashkë me familjen i kanë rezistuar presionit të Beogradit.

“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”,- ka shkruar Sveçla në rrjetin e tij social Facebook.

Sveçla ka thënë se ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë mikpritëse e lojërave mesdhetare “Prishtinë 2030”.

Ai ka kërkuar nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”,- mbyll postin Sveçla.

Share This Article