Klinika Infektive ka njoftuar sot se në mëngjes ka vdekur një grua nga koronavirusi. Kjo ka çuar në 27 numrin e të vdekurve.
Ajo, siç njofton QKUK, kishte edhe sëmundje tjera kronike.
“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në raportin ditor të datës 7 maj 2020, njofton se në klinikë janë të shtrirë 12 raste me Covid-19 pozitivë.
9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid-19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë”, thuhet në raportin ditor.
Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.
Në Kosovë janë raportuar gjithsej 860 të infektuar me koronavirus.