Kosovë, një i vdekur dhe 2943 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një humbje jete dhe 2943 raste të reja infektimesh me COVID-19 rezultojnë në 24-orëshin e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Rastet e reja rezultuan nga 11.563 testime.

Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.

Në total numri i rasteve aktive është 12.396.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. 

Share This Article