Kosovë, një i vdekur e 2708 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2708 raste të reja nga testimi i 10.833 mostrave. Shkalla e pozitivitetit ka arritur në 24.99 për qind.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një rast me fatalitet.

Janë shëruar 202 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 9.771.

Gjatë kësaj periudhe janë administruar 4731 doza të vaksinës anti-COVID.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistria.Shendetesise.RKS%2Fposts%2F234773142159842&show_text=true&width=500
Share This Article