Kosovë, opozita me akuza ndaj Hotit për shtetësinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alsat12.09.2020 14:36

Moratoriumi 1 vjeçar i Kosovës për mosaplikim në organizata ndërkombëtare po konsiderohet si pezullim i shtetit për këtë periudhë.

Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po thonë se ky vendim është shumë i dëmshëm, pasi Kosova po heq dorë nga politika e jashtme. Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se ky afat 1 vjeçar është vënë për të shfrytëzuar arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë.

Vetëvendosje vlerëson se Hoti në mënyrë të vullnetshme ka hequr dorë nga njohja e vendit.

Të ashpër për këtë vendim të qeverisë Hoti u shprehën edhe nga tabori i PDK-së. Kosova vitet e fundit nuk ka mundur të bëhet pjesë e asnjë organizate ndërkombëtare.

Vendi dështoi të anëtarësohet në UNESCO dhe Interpol. Ndërkaq përveç njohjes së fundit nga Izraeli, Kosova në dy vitet e fundit ka pasur regres sa i përket njohjeve zyrtare nga shtetet tjera.

Share This Article