Kosovë, orari i ri për kafiteritë dhe restorantet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka dalë me propozim-vendimin për masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit në vendin tonë.

Me këtë rast, sektorit të gastronomisë nga sot i shtohet edhe një orë e gjysmë punë e lejuar.

“Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme, iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete)”, thuhet në njërën prej pikave të këtij propozim-vendimit”.

Share This Article