Kosovë, Prokuroria Speciale merr në pyetje ministren Rizvanolli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale. Avokati i saj, Artan Çerkini, ka thënë se ministrja është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares.

“Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori  ka lexuar një paralajmërim për shkaqe të hetimeve, detajet e hetimeve nuk duhet të behën publike, ngase çdo publikim paraqet vepër penale. Më shumë se kaq nuk mund të themi më shumë. Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”.

Prokuroria Speciale, përmes një komunikate ka bërë të ditur se intervistimi i saj është bërë me ftesë të kësaj prokurorie, për një çështje penale të cilën e ka në hetim.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”.

Gjatë së martës deputetët e opozitës nga Komisioni Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore, kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, pasi sipas tyre janë gjetur shkelje në procesin e subvencionimit.

Share This Article