• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kosovë: Qeveria hoqi reciprocitetin me Serbinë – pritet rifillim i dialogut

Kosovë: Qeveria hoqi reciprocitetin me Serbinë – pritet rifillim i dialogut

by albnews
6 June, 2020
in Kosova
0
2
VIEWS

Heqja e reciprocitetit pritet t’i hapë rrugën rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Ajo u mirëprit nga faktori ndërkombëtar. Kundërshtime pati nga ish- kryeministri Kurti e kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, hoqi të gjitha masat e reciprocitetit me Serbinë, kërkesë kjo e faktorit ndërkombëtar në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi. Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë i kishte vendosur më 1 prill, ish-kryeministri, Albin Kurti, megjithë kundërshtimin dhe kritikat që i kishte nga SHBA dhe Bashkimi Evropian për mosvënien e këtyre masave.

Hoti: Shfuqizimi – shans për dialogun

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti tha, se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në përputhje me zotimet e dhëna para partnerëve tanë ndërkombëtar. “Presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesit të dialogut. Por, ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë. Shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shans dialogut.”

Kryeministri Avdullah Hoti

Kryeministri i ri Hoti ka deklaruar, se për vendimin për shfuqizimin e reciprocitetit e ka mbështetjen e SHBA-së. “Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe karshi Serbisë, që edhe ata të heqin pengesat për dialog dhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, tha kryeministri Hoti.

Kurti: Qeveria e Kosovës i bëri shërbim të mirë Serbisë

I menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha se qeveria e Kosovës me vendimin për të shfuqizuar këto masa, ka marrë fajin për mungesën e deritanishme të dialogut, duke shtuar se “Qeveria e Kosovës i bëri shërbim të mirë Serbisë”.

Kundërshtimin e saj për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, e shprehu edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vjen po ashtu vjen nga partia e kryeministrit Hoti, LDK, por, që ka konflikt të hapur me strukturat e larta të partisë që nga prishja e koalicionit me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. “Ta quash reciprocitetin “pengesë” do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”, shkroi Vjosa Osmani.

Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin

Vendimi i qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, u përshëndet nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe Bashkimi Evropian. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se tash presioni ndërkombëtar duhet drejtuar kah Serbia. “E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, është shprehur presidenti Thaçi.

Reagime pozitive nga BE, por edhe nga Serbia

Edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se “ky vendim tregon përkushtimin e Kosovës që të rikthehet në dialog”. “Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, tregon përkushtimin e qartë të Kosovës që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, pa vonesa”, shkroi Mirosllav Lajçak.

Takim i ambasadorit amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrit Hoti

Edhe autoritetet e Beogradit e mirëpritën vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë. Presidenti serb e cilësoi vendim të mirë. “Hashim Thaçi e bëri këtë, sepse donte të thoshte se nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se Kosova është fëmija i tyre i SHBA-së. Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, citojnë mediet ne Serbi Vuçiqin ku sipas tij, megjithatë edhe në procesin e dialogut, “Serbia do të luftojë për Kosovën”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundmi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar.

Previous Post

Basha vizitë në një nga familjet më të vjetra në Tiranë

Next Post

Reformën Zgjedhore, Rama: Ja përse nuk ka humbur Lulzim Basha

albnews

albnews

Related Posts

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë
Kosova

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

19 May, 2025
Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të
Kosova

Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të

19 May, 2025
Next Post
Takimi me ambasadoren e SHBA, Rama: Biseda të mira

Reformën Zgjedhore, Rama: Ja përse nuk ka humbur Lulzim Basha

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM