Kosovë, rritet numri i të infektuarve me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Kosovë tanimë zyrtarisht numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 362 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 79 raste të reja me koroanvirus.  

Sipas institutit të gjitha rastet janë persona kontakti të rasteve të mëhershme të konfirmuar pozitiv.  

Tutje IKSHPK thekson se janë 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Por, numri i personave që do të preken nga ky virus, do të rritet gjatë ditëve në vijim. Kështu po paralajmërojnë ekspertët shëndetësor. Mirkrobiologu, Lul Raka, po paralajmëron se situata mund të ndryshojë ditëve në vijim.

Mirëpo ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

““Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor NUK DO T’JU LËMË KURRË VETËM! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim”, ka shkruar ai.

Share This Article