Kosovë, sot certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se zgjedhjet do të certifikohen në nesër në ora 10:00.

 “Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se deri tash sipas rezultatet që janë publikuar në faqen e KQZ’së, fituese e zgjedhjeve ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, ku ka marrë rreth 50 për qind të votave.

E dyta vjen PDK’ja, me rreth 17 për qind të votave. Pastaj LDK’ja me 13 për qind dhe në fund AAK’ja që mori rreth 7 për qind të votave.

Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun duke marrë veç 2 për qind të votave.

Share This Article