Kosovë, tri viktima nga Covid-19 dhe 76 raste të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendit i janë shtuar edhe tri   viktima të cilat kanë humbur jetën nga Covid 19. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në raport thuhet se viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

”Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes”, thuhet në raport.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend janë shënuar edhe 76   raste të reja me koronavirus.

Numri total i të prekurve nga ky virus në Kosovë ka arritur në

E rastet e fundit vijnë nga komunat: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Share This Article