Kosovë, vdes edhe një person nga koronavirusi, shkon në 21 numri i viktimave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë ditës së sotme, edhe një pacientë i prekur me koronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot në ora 11:30,për fakt të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Vishaj për REL.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

Share This Article