Kostadinov: Nëse opozita dëshiron ta bllokojë Kuvendin, deputetët e tyre t’i kthejnë pagat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp ka kritikuar partitë opozitare për bllokim të Kuvendit.

Ai tha se deputetët e kanë për detyrë të punojnë, pasi siç tha, për këtë janë zgjedhur nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Të Majtës, duan ta bllokojnë Kuvendin, le t’i kthejnë pagat që i marrin. Partitë e të gjithë partive politike e kanë për obligim ndaj qytetarëve që të kryejnë punën, për çfarë marrin paga”, tha Kostadinov.

Ai e akuzoi opozitën shqiptare se me bllokim të Kuvendit, është në koalicion joformal me OBRM-PDUKM-në.

“VMRO-DPMNE bashkë me partnerin e koalicioni joformal Aleanca dhe E Majta bashkë marrin pjesë në bllokimin e ligjeve të cilat sigurojnë realizim të masave ekonomike nga pakoja e katër dhe pestë ekonomike”, deklaroi Kostadinov.

Share This Article