Lojtari i NFL, Travis Kelce është bërë i njohur jo për aftësitë e tij në fushën e futbollit, por për punën e të qenit i dashuri i këngëtares Taylor Swift. Lojtari fitues i Super Bowl-it, Kansas City Chiefs, është shfaqur me partneren e tij në pothuajse çdo revistë dhe gazetë në SHBA dhe ka tërhequr fansa në mbarë botën.
Por sipas shtypit tabloid amerikan, lidhja me artisten më të famshme të muzikës në botë ka edhe të metat apo shpenzimet e saj. Kelce ka shpenzuar më shumë se 8 milionë dollarë për dhurata, udhëtime dhe një shtëpi të re për ti bërë përshtypje Swift, që kur ata filluan të takoheshin në shtator të vitit të kaluar.
New York Post vlerësoi se vetëm dhuratat e tij për Ditën e Shën Valentinit kushtojnë më shumë se 20,000 dollarë. Megjithatë, deri tani shpenzimi më i madh i Kelces ishte shtëpia e re që ai bleu pasi filloi të takohej me këngëtaren.
Që atëherë ai ka blerë një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi dhe një pishinë të stilit të Beverly Hills dhe një kopësht të madh për t’i dhënë atij privatësi nga fansat dhe mediat.
Një faturë tjetër për Kelce erdhi më 11 shkurt, kur ekipi i tij luajti në Super Bowl kundër San Francisco 49ers. Lojtari thuhet se shpenzoi më shumë se 1 milion dollarë për disa vende në stadium për Swift, miqtë e saj dhe familjen e tij.
Kelce gjithashtu ka bërë një sërë udhëtimesh të shtrenjta me avionë privatë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij teksa ajo bën koncerte nëpër botë. Michael Giordano, një ekspert në Cirrus Aviation Services, tha se udhëtimi i tij nga Los Angeles në Hawaii, pastaj Sydney për ta vizituar atë muajin e kaluar do të kushtonte më shumë se 300,000 dollarë.
Shpenzimet totale të tij për avionë thuhet se janë më shumë se 1 milion dollarë.