Kovaçevski: Pas 17 vjet pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriu, Dimitar Kovaçevski njofton se sot në Bruksel janë hapur negociatat në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

“Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropianizimin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.

Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane”, shkruan Kovaçevski në Facebook./

Share This Article