Kovaçevski: Punëtorët që punojnë të dielën duhet të marrin 50% mëditje më të larta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veirut, Dimitar Kovaçevski thotë se të gjithë punëtorët të cilët punojnë të dielave duhet të marrin të paktën 50 për qind paga më të larta. Kovaçevski gjatë vizitës së tij të sotshme në fabrikën “Dura Automotiv Sistems””, tha se Ligjet duhet respektuar maksimalisht dhe duhet realizuar në mënyrën më të duhur, pasi siç tha në shtetin tonë ka punëtorë me cilësi dhe vlera të mëdha.

“Puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe respektohet siç duhet. Ky ligj ka një efekt shumë pozitiv në ekonomi, stimulon punëtorët dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e tyre, gjë që është në interes të vetë kompanive. Ligji për ditën jopune të së dielës do të japë rezultate të shkëlqyera në rritjen e produktivitetit të kompanive dhe përmirësimin e ekonomisë”, ka deklaruar Dimitar Kovaçevski, kryeministër .

Share This Article