Është e papërgjegjshme bojkotimi i Kuvendit, në kohë lufte dhe krize, në kohën kur çmimet e energjisë janë vazhdimisht në rritje, kur nuk mund të sigurohet transporti i drithit në Ukrainë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për takimin e liderëve me kryetarin e opozitës Hristijan Mickoski.
Kryeministri tha se me kërcënime dhe shantazhe nuk do të ketë takim të liderëve. Vetëm për tema me rëndësi strategjike të dy mund të ulen në tryezë.
“Në kushte të tilla, të kërkosh zgjedhje të parakohshme është e papërgjegjshme dhe është për qëllime politike.
Mund të ketë një takim të liderëve për çështje strategjike dhe një jetë më të mirë për qytetarët, përballë krizës energjetike. Nuk do të ketë takim të liderëve me kërcënime dhe shantazhe, ndërsa kryetari i opozitës po numëron mbrapsht si në film aksion”, tha Kovaçevski.