Gjatë natës së kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë firmosur vendim për vetizolim.
Ndërkohë raportohet se nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer gjithsejtë 2854 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, me këtë rast nuk është evidentuar asnjë person i cili të ketë shkelur masën e izolimit, gjegjësisht vetizolimit.

