KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani (Dedi), duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kishte shkarkuar këtë gjyqtare.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Mariana Shegani (Dedi).

Share This Article