Komisioni Rregullator pranë KQZ ka certifikuar rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në një mbledhje blic që zgjati vetëm 7 minuta, dhënia e mandateve për gjashtë kryetarët e rinj nuk hasi në kundërshti.
Tashmë pas këtij vendimi, Bardh Spahia në Shkodër, Emiriana Sako në Durrës, Eriselda Sefa në Lushnje, Rahim Spahiu në Dibër, Blerim Shera në Vorë dhe Edison Memolla në Rrogozhinë mund të futen në zyrën e kryetarit të bashkisë për të ushtruar mandatin deri në zgjedhjet vendore të 2023.