KQZ formon grup pune për të mundësuar votën e emigrantëve në 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të emigrantëve. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Grupi i punës ka këto detyra:


1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.


2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.


3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.


4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare.


5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit.


6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.

Afati i dorëzimit të këtij raporti është data 15 nëntor 2020.

Share This Article