ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 5 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 5 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 5 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 6 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

KQZ-ja pret që brenda javës së ardhshme të përfundojë rinumërimi i 530 vendvotimeve

albnews by albnews
19 October, 2019
in Kosova
0
Asnjë koalicion parazgjedhor nuk është konfirmuar në KQZ
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga 530 vendvotime sa kanë shkuar në rinumërim, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 129 vendvotime.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha se deri më tani i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhduar pa ndonjë problem dhe se i gjithë procesi pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

“Deri të premten në mesnatë janë rinumëruar 129 prej 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas njoftimeve që kemi nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve procesi i rinumërimit ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë pengesë. Ky rinumërim është duke vazhduar edhe sot, pra gjatë ditës së shtune dhe do të vazhdojë për disa ditë deri në përmbylljen e plotë të këtyre rinumërimeve”, tha ai.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Në bazë të dinamikës së rinumërimit të deritanishëm, Elezi tha se i gjithë procesi i rinumërimit pritet të përfundojë para fundjavës së ardhshme.

“Nëse shohim dinamikën e rinumërimit deri më tani të këtyre vendvotimeve, për një ditë e gjysmë janë rinumëruar 129 vendvotime, atëherë në bazë të kësaj dinamike presim që para fundjavës së ardhshme të përmbyllet i gjithë ky rinumërim”, tha Elezi.

Elezi u shpreh se pasi të përfundojë procesi i rinumërimit të 530 vendvotime do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi të rinumërimit të këtyre 530 vendvotimeve në QNR do të jetë gjithçka gati për të filluar me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, deklaroi ai.

Kujtojmë se 149 vendvotime kanë shkuar në rinumërim për shkak se shënimi ka qenë jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike të cilat nuk kanë mundur të procesohen në bazën e të dhënave.

Po ashtu, në rinumërim kanë shkuar edhe 81 vendvotime ku subjekti nuk ka pasur vota, ndërsa, kandidatët kanë pasur vota, pastaj 89 vendvotime rinumërohen sepse kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 për shkak se kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result