Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gjatë një mbledhjeje të ditës së sotme, KQZ ka zyrtarizuar rezultatet e dala nga vota për kryebashkiakun dhe për këshillat bashkiakë për 7 bashki të vendit.
KQZ certifikoi rezultatin në Bashkinë e Elbasanit, ku fitues u shpall Gledjan Llatja, në Luahnjë PS me Eriselda Sefën, në Kamëz PS me Rakip Sulin, në Fier PS me Armando Subashin, në Berat PS me Ervin Demon, në Korçë PS me Sotiraq Filon dhe në Vlorë PS me Ermal Dredhën.
Njoftimi i KQZ:
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Lushnjë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.