KQZ nuk i ndërpret mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se për një rast dënimi jashtë vendit, KQZ lexon vendimin e prokurorisë, sipas së cilës, Ismailaj për veprën penale të “Rrahjes” në Shqipëri do të ishte dënuar me gjobë, gjë që nuk e çon atë në kushtet e ndalimit të kandidimit.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar pranë KQZ-së në vitin 2019, Ismailaj nuk e ka treguar këtë dënim, duke iu përgjigjur me “Jo” të gjitha pyetjeve.

Hetimi për Qerim Ismailin, nisi në janar të  vitit 2020  pas denoncimit te Partisë Demokratike.

Share This Article