KQZ publikoi emrat e deputetëve të rinj të opozitës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sonte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë i kumtoi emrat e deputetëve të rinj opozitarë të cilët duhet të zënë vendin e atyre që dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre.

Bëhet fjalë për rreth 57 deputetë nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Monika Kruemadhit, të cilët ndodhen në listat zgjedhore të partisë së përmendur sipas radhës pas atyre që dhanë dorëheqje.

Nëse pajtohen, ata do të bëhen pjesë e dhomës ligjdhënëse shqiptare.

Televizioni “Top Channel” ka kontaktuar me shumicën e kandidatëve. Disa kanë deklaruar se nuk do ta pranojë mandatin, një pjesë ishte e pamundur të kontaktohen, ndërsa të tjerët nuk kanë pranuar të flasin për atë se çfarë pozite do të marrin, që do të thotë, vlerëson televizioni, se ata ndoshta nuk do ta ndjekin vendimin e partive amë.

Ata që vendosin ta pranojnë mandatin kanë afat 10 ditë nga njoftimi me postë të paraqesin në këtë institucion formularin e plotësuar për dekriminalizim.

Kuvendi i Shqipërisë nga data 21 e këtij muaji zyrtarisht ka mbetur pa opozitë, pasi lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha Kryesisë së Parlamentit i ka dorëzuar deklaratat e nënshkruara nga deputetët me të cilat heqin dorë nga mandati i deputetit, pas protestës antiqeveritare para shtëpisë ligjdhënëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply