KQZ publikon rezultatet finale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Nga ky rezultat është bërë e ditur se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK do të ketë 28, PDK 24, AAK-PSD 13, “Srpska” 10 dhe koalicioni NISMA-AKR-PD 6 deputetë, shkruan Gazeta Express

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve është bërë pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, se nuk ka ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Share This Article