Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Anëtarët e KQZ miratuan rezultatet e të gjitha subjekteve politike përpos Listës Serbe.
Për subjektin më të madh politik të komunitetit serb u kërkua të ketë një votim të veçantë nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Për Listën Serbe pati vetëm tri vota pro dhe kështu nuk u miratua.
Diskutime pati edhe për Partinë Demokratike Turke e cila ka marr dy ulëse dhe përfaqësimin gjinor të saj, meqë janë zgjedhur dy kandidatë meshkuj. Diskutime pati nëse kandidati i dytë duhet të jetë femër për shkak të kuotës gjinore.
Megjithatë rezultati i saj kaloi me 9 vota pro. Sa i përket rezultateve: Lëvizja Vetëvendosje ka marr 487,077 vota, ose 51.10% e përkthyer në mandate 57 të tilla. Partia Demokratike e Kosovës ka marr 192,434 vota, ose 20.19% ose përkthyer në mandate 22. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marr 126,163 vota ose 13.24%, gjithsej 15 mandate.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 52,423 vota, ose 5.5% dhe 6 mandate. Shpërndarja e 20 vendeve të rezervuara të komuniteteve do të ndahet mes Listes Serbe që ka marr 42,759 vota ose 4.49% ose 9 mandate. Za Slobodu Pravdu i Opstanak ka marr 4,862 vota, ose 0.51% dhe ulësen e dhejtë për komunitetin serb.
Kosova Demokratik Türk Partis ka marr 5,410 vota ose 0.57% ose dy mandate. Koalicija Vakat ka marr 3,983 vota ose 0.42% me një mandat. Nova Demokratska Stranka ka marr 3,920 vota ose 0.41% ose një ulëse. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës ka marr 2,769 vota ose 0.29% me një ulëse. Socijaldemokratska Unija ka marr 2,613 vota ose 0.27% përkthyer në mandate një mandat. Partia Liberale Egjiptiane ka marr 2,252 ose 0.24% me një ulëse në Kuvend. PSA ka marr 2,059 vota ose 0.22% me një ulëse. Jedinstvena Goranska Partija ka marr 1,547 vota ose 0.16% me një ulëse. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës ka marr 1,173 vota ose 0.12% dhe ka fituar një ulëse.

