KQZ: Sot votuan 21.6% e shqiptarëve me të drejtë vote

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka dalë pas tre orësh nga përfundimi i procesit të votimit, për të raportuar mbi numrin e votuesve në rang vendi gjatë kësaj të diele votimesh.

Zëdhënësja e KQZ-së ka justifikojë vonesën, duke thënë se ka patur ngarkesë pune në dërgimin e kutive të votimit nga qendrat në vendet e numërimit.

“Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin duke përjashtuar 7 qendrat e votimit në Shkodër, ku nuk është zhvilluar votimi. Ka nisur procesi i dërgimit të kutive dhe na mirëkuptoni për shkak të vonesës së kësaj dalje, duke qenë se qëendrat e votimit kanë qenë të ngarkuara në punë”-tha Drilona Hoxha.

Më tutje ajo ka dhënë disa shifra, për të cilat gjithashtu është kujdesur të shtojë se janë shifra të ardhura nga qendrat e votimit.

Në total sipas KQZ-së kanë votuar 771 863  shqiptarë, ose thënë në përqindje 21.6%  e shqiptarëve me të drejtë vote.

Share This Article