KQZ urdhëron heqjen e posterave të partive politike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë posterat e partive politike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar në përgjegjësinë ligjore të x partie” do duhet të hiqen nga rrugët e 61 bashkive në vend. Vendimi u mor nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pasi u vlerësuan si të prodhuara në kundërshtim me ligjin.

Partitë politike do të duhet të raportojnë  brenda orës 24:00 të së premtes nëse e kanë përmbushur këtë detyrim. Në të kundërtën, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të zbresin në terren.

Nga një vëzhgim i ‘Klan News’, rezulton se disa postera elektoralë të Partisë Socialiste janë ndryshuar dhe përshtatur sipas kërkesës së KQZ, duke i shpëtuar heqjes nga policia.

Më herët, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u dha 3 ditë afat subjekteve në garë që të vetkorrigjohen, gjë që opozita ende nuk e ka reflektuar pasi posterat e Belind Kellicit në rrugët e kryeqytetit vijojnë të jenë pa shënimin e kërkuar.

Share This Article