Krahu i djathtë i Putin: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga mbështetësit kryesorë të luftës së Putin në Ukrainë ka dalë me një deklaratë të pazakontë, ku shprehet se ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina.

Është pikërisht kreu i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, i cilësuar si ushtria private e Putin ai që kërkon nga autoritetet ruse që t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prigozhin shprehet se Rusia i ka arritur objektivat në këtë luftë duke vrarë pjesën më të madhe të meshkujve ukrainas dhe trembur pjesën tjetër. Sipas tij, ajo që i mbetet tashmë Kremlinit është të ruajë kontrollin në territoret e fituara.

Deklarata e Prigozhin është tepër e fortë ndërkohë që ende nuk ka një reagim për të nga Kremlini.

Yevgeny Prigozhin është një nga figurat më të rëndësishme në krah të Putin dhe për shumë ekspertë ushtarakë të huaj, ai mund të jetë dhe një ndër pretendentët për fronin përmes një grushti shteti.

Javët që lamë pas kreu i Wagner ka lëshuar dhe akuza ndaj krerëve të ushtrisë ruse, të cilët sipas tij lanë pa armë mercenarët në Bakhmut, duke humbur qindra njerëz.

Share This Article