Show - Biz
Krahu i djathtë i Sylvinhos, ndihmësi Zabaleta: Lajthitje nëse mendojmë se Spanja do na tolerojë
Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta ka folur për “AS” duke analizuar ndeshjen mes Kombëtares dhe Spanjës, e cila luhet sot në 21:00.
Si mbërriti Zabaleta në Shqipërinë e Sylvinhos?
Pas katër vitesh në “pension”, doja të përfshihesha në botën e trajningut. Takova Sylvinhon një vit duke luajtur për Manchester City dhe prej andej lindi një miqësi shumë e mirë. Detyra ime është të filtroj sa më shumë informacion tek ai, shumë analiza të rivalit, të përgatis detyrat në stërvitje… Por Silvio gjithmonë është ai që merr vendimin përfundimtar.
Cili është vlerësimi juaj për Europianin e deritanishëm të Shqipërisë?
Shumë pozitiv. U mundëm me Italinë, por duke konkurruar mirë, me një shans në fund që do të na jepte një pikë. Edhe kundër Kroacisë zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer në përgjithësi.
Dhe tani Spanja…
Po, rivali më i vështirë në grup. Unë shkova me Sylvinhon për të parë ndeshjen Spanjë-Itali në Gelsenkirshen, është 40 minuta nga Kamen ku qëndrojmë të grumbulluar. Është ndryshe ta shohësh një ndeshje në televizor, ndryshe ta shohësh në video dhe ndryshe ta shohësh drejtpërdrejt në stadium. Kur je në stadium sheh shumë gjëra të veçanta. Kisha kohë pa parë një skuadër të dominonte në nivele të tilla siç bëri Spanja kundër Italisë.
Ju ka bërë vërtet kaq shumë përshtypje?
Shumë… Në të gjitha ndeshjet zakonisht ka faza në të cilat rivali heq dorë nga dominimi, por në këtë rast Italia nuk ia doli. Spanja dominoi nga minuta e parë deri në fund. Ata menaxhojnë aq shumë regjistra saqë kur dëshironi të mbuloni një cilësi, ata përfundojnë duke kërkuar një mënyrë tjetër për të arritur në krye dhe vazhdimisht të krijojnë rrezik për ju.
Supozohet të jetë një lajm i mirë për Shqipërinë që Spanja tashmë është e kualifikuar. Ju si e shihni?
Epo kjo është diçka që kemi diskutuar, por nuk ka shumë kuptim. De la Fuente ka thënë se Spanja nuk do ta nënvlerësojë ndeshjen dhe jam i sigurt se do të dalin me më të mirët, edhe pse Rodri nuk mund të luajë për shkak të pezullimit. Duhet të përgatitemi për Spanjën më të mirë dhe më pas do të shohim nëse do të ketë ndryshime. Gjithashtu: nëse luajnë lojtarë si Joselu, Ferrán… nuk bën ndonjë ndryshim, sepse ata janë futbollistë me një nivel të jashtëzakonshëm.
Çfarë mendoni për Niko Uilliams dhe Jamal?
Që Lamine që ende nuk i ka mbushur 17 vjeç, po bën atë që po bën është e admirueshme. Aq i ri dhe duke luajtur me atë personalitet, sa nuk shqetësohet për skenën, saqë kërkon vazhdimisht topin për të gjeneruar një kundër një gjatë gjithë kohës. Dhe e njëjta gjë në anën tjetër me Nikon, i cili menaxhon të dy profilet.
Me cilin lojtar do të ndërronit fanellën këtë të hënë nëse do të ishit ende futbollist?
Epo… E kam takuar Jesus Navasin për vite te Citi dhe e vlerësoj shumë atë dëshirë dhe atë përmbushje fizike me të cilën vazhdoj ta shoh atë të konkurrojë. Ai është i datëlindjes 1985 si unë. Ka raste kur futem në fushë me djemtë dhe nuk lëviz dot. Por shoh që Navas vazhdon të konkurrojë dhe them me vete, nga çfarë përbëhet ky njeri? Do të përpiqem ta përqafoj dhe ta përgëzoj, sepse është shumë e bukur ta shohësh një si ai të vazhdojë të luajë në një kampionat Evropian në moshën e tij.
Show - Biz
Qipro merr presidencën e BE-së, 2026-ta vit vendimtar për Shqipërinë
Nën sloganin “për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”, Qipro ka marrë zyrtarisht Presidencën e Bashkimit Europian.
Prioritet i këtij gjashtëmujori mbetet siguria në kontinentin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.
Ky gjashtëmujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre.
Në mesazhin e urimit për homologun qipriot, Presidenti Bajram Begaj shpreh bindjen se Presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik.
Ndërsa më herët, Kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtar përgjatë këtij mandati.
Popular
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?
Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.
Por cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?
Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit. Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar. Gjithashtu janari është muaji ku dita është me e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.
Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.
Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.
Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.
Popular
Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken
Sharmi dhe bukuria e jashtme nuk zgjasin përgjithmonë, përveç nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Duket se koha punon në favorin e tyre dhe ata arrijnë të ruajnë një pamje rinore dhe të bukur, por më e rëndësishmja, të rrezatojnë një bukuri të përjetshme.
Dashi
Dashi njihet për vetëbesimin e tij të pakufizuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humbet pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës. Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa plaken, ky pasion nuk zhduket, por shndërrohet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë thellimi e qëllimit. Dashi fillon të rafinojë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar shtytjen e tij drejt qëllimeve kuptimplote. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të duruar, të përqendruar dhe të sigurt në vetvete. Është pothuajse sikur grumbullojnë përvoja jetësore dhe e transformojnë entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa plaken.
Binjakët
Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të kapen pas jetës së përditshme, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukur me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti transformohen në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Ata rrezatojnë energji pozitive nga jashtë, dhe bukuria e tyre e brendshme është e papërmbajtshme.
Peshorja
Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të bukur natyrshëm. Harmonia që qeveris personalitetin e tyre dhe qetësia që përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendim të qartë. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe pikëpamja e tyre artistike për jetën reflektohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe kanë tendencë të shohin të mirën tek njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e lindur shndërrohet në një bukuri që nuk zbehet pavarësisht se sa vite kalojnë.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
