Kraja: Grupet kriminale janë bërë shumë të egër, kanë shtrirë aktivitetin deri në Dubai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupet kriminale kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri në Dubai.

Kështu deklaroi kreu i SPAK Arben Kraja në simpoziumin “Krimi organizuar ndërkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor”.

Sipas Krajës, grupet kriminale janë bërë shumë të egër dhe asnjë shtet i vetëm nuk mund ta luftojë i vetëm.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu, grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar”.

Kraja deklaroi gjithashtu se “nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 tonë drogë”.

Share This Article