ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 2 minutes ago
Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar 9 minutes ago
Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur 17 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 20 minutes ago
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit 25 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Krasniqi: Akuza për përndjekjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës- absurde

albnews by albnews
5 April, 2023
in Kosova
0
Krasniqi: Akuza për përndjekjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës- absurde
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, përfundoi të mërkurën paraqitja e fjalës hapëse të prokurorisë dhe avokatëve të ish zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Jakup Krasniqi, i cili gjatë luftës në Kosovës shërbeu si zëdhënës i kryengritësve shqiptarë që luftonin për pavarësi nga Serbia, hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë së posaçme e cila e akuzon atë si dhe tre zyrtarët e tjerë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin për veprat penale, përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

RelatedPosts

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

Prokuroria pretendon se shumica e viktimave, rreth 100 syresh, ishin shqiptarë dhe se veprimet e të akuzuarve synonin forcimin e pushtetit ndaj atyre që hamendësoheshin si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zoti Krasniqi i cilësoi “absurde” akuzat për përndjekje të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Është absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose si pjesë e një qëllimi të përbashkët për të sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Unë vet isha anëtar i LDK-së, familjarët ishin anëtarë të saj, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm në një mendje të çoroditur mund të ketë lind ideja se unë kam mund të jem pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi dhe bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi”, tha zoti Krasniqi.

Venkateswari Alagendra, avokate e zotit Krasniqi, nënvizoi në fjalën e saj ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë në vitin 1999.

 “NATO-ja ka qenë e angazhuar me UÇK-në në nivele të shumta. Pa sulmet ajrore të NATO-s, forcat e Serbisë nuk do të ishin larguar nga Kosova. Në të njëjtën kohë pretendimet e prokurorisë se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe se qëllimi përbashkët kriminal ishte i njohur dhe publik, nuk qëndrojnë. Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur. Kjo është e gabuar”, tha ajo.

Avokatja tha se zoti Krasniqi ishte emëruar zëdhënës i UÇK-së në qershor të vitit 1998 dhe e gjithë veprimtaria e tij ishte publike.

 “Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale”, tha ajo.

Mbrojtja e të akuzuarve të tjerë hodhi poshtë po ashtu pretendimet e prokurorisë.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe vepron në bazë të ligjeve të saj, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës në vitin 2011, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por kjo çështje nuk u përfshi në asnjë nga akuzat e deritashme.

Procesi gjyqësor që filloi të hënën, vazhdon nga e marta me 11 prill kur prokuroria pritet të paraqesë provat e saj në një proces që pritet të zgjasë deri në prill të vitit 2025 për t’u lënë vendin mbrojtësve të të akuzuarve, të cilët gjatë dy ditëve të fundit theksuan rrethanat në të cilat u zhvillua lufta në Kosovë e cila la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

16 November, 2025
Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar

Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar

16 November, 2025
Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

16 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result