Krasniqi do të ketë rimeç me Boeselin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak pasi Haxhi Krasniqi siguroi titullin e përkohshëm të botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë në WBA dhe IBO, është konfirmuar se ia do të ketë rimeç me ish-kampionin Dominic Boesel.

Krasniqi nokautoi gjermanin në raundin e tretë të shtunën për të shkruar historinë si kosovari i parë kampion bote.

Ndërkaq, të dielën, mediumi “MDR”, ka njoftuar se rimeçi ka qenë i përfshirë në marrëveshjen mes dy boksierëve, por nuk është bërë e ditur për afatin kohor se kur mund të ndodhë kjo.

Në intervistën për “SPIO”, 33-vjeçari të dielën është shprehur se “ky është vetëm fillimi në karrierën e tij” edhe pse të tjerët ishin shprehur se “është e fundit”.

“Ishte momenti më i mirë i jetës sime. Arritja e këtij qëllimi më bën shumë krenar dhe të lumtur”, ka thënë ai.

Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.

Share This Article