Distria Krasniqi ka kaluar pa luftë në 1/8 e finales së Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi ishte paraparë që në rrethin e dytë të kategorisë deri 48 kilogramë të përballet me hungarezen Eva Csernoviczki, por kjo e fundit nuk u paraqit shkaku i një lëndimi.
Krasniqi është favorite për të fituar medalje në Botëror.
Në 1/8 e finales Distria do të përballet me rusen Sabina Giliazova. Kjo e fundit në rrethin e dytë e mposhti xhudisten nga Azerbajxhani, Leyla Aliyeva me ippon pas 2:31 minutave luftë. Giliazova fitoi të bronztën në Evropianin në Lisbonë këtë vit.