ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! 3 hours ago
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! 3 hours ago
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  6 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 9 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Krasniqi: Kurti nuk kursen askënd për të arritur qëllimet personale

albnews by albnews
3 February, 2020
in Kosova
0
Krasniqi: Kurti nuk kursen askënd për të arritur qëllimet personale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga PDK, Memli Krasniqi, tha para deputetëve se koalicioni VV-LDK është i pazareve të pista që synon ta bëjë kryeministër Albin Kurtin, i cili siç tha Krasniqi, krejt karrierën e vet politike e ka ndërtuar me mashtrime, manipulime dhe dhunë.

“Trajektorja politike e Albin Kurtit, e frymëzuar nga mësimet e kasapëve revolucionarë, jo vetëm që dhunoi kundërshtarët e tij politik, po nuk kurseu as bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët për të ishin vetëm kurbanë për arritjen e qëllimeve të tij. Ai i sakrifikoi ata edhe kur i nxori në rrugë duke i gënjyer se Kosova kurrë s’do të bëhet shtet, por edhe kur i nxiste për të sulmuar institucionet e shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Sot, pak më butë, i sakrifikon për t’u bërë Kryeministër, si puna e njeirut më të afërt të tij, Kurban Konjufcës. Sepse, për Albin Kurtin, asnjë çmim nuk është i lartë, nësë atij ia mundëson kapjen e pushtetit, për të cilin ka ëndërruar e ka vepruar me metodat më të pista tash e gati 15 vjet”, tha Krasniqi.

RelatedPosts

Nga Stambolli në SHBA: votimi i diasporës përfundon gradualisht deri pas mesnate

61 përqind e shqiptarëve e shohin situatën ekonomike, shumë keq, në Kosovë edhe më keq

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale 

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ironia e madhe këtu është se paterica e Albin Kurtit që po e bën atë kryeministër sot është një parti (LDK) të cilën ai vet e luftoi në të gjitha mënyrat e mundshme.

“Është Isa Mustafa që ky Albin e quajti me vite ‘argat të Serbisë’ e ‘tradhtar të vendit’. Sot, Isa është ‘Profesor i nderuar’ për Albinin, sepse pa Isën, Albini nuk mund ta kap pushtetin që e dëshiron kaq shumë. Këta dy, si dy monarkë diktatorë, siç mund t’i quajnë disa deputetët të Vetëvendosjes, bënë pazaret e natës në Rançin e Prapashticës, jo vetëm për të çnderuar Kuvendin e Kosovës dhe pozitën e Kryetarit të këtij institucioni, por edhe për ta bërë Isa Mustafën President të vendit kur t’i vije koha, edhe pse këtë pikë të marrëveshjes asnjëri s’po guxon ta publikojë. Ajo që po dihet sot, së paku, është fakti se Albin Kurti po na del edhe si fallxhor i suksesshëm, sepse ka muaj që ai e ka përcaktuar për LDK-në, pa i pyetur ata fare, se kush do të jetë Kryetare e Kuvendit. Pra, sot apo këto ditë, marioneta e Albinit në LDK, Vjosa Osmani, do të bëhet Kryeparlamentare, ashtu siç e përcaktoi Albini fatin e saj, tash e sa muaj më pare”, tha Krasniqi.

Zyrtari i lartë I PDK-së, tha se koalicioni VV-LDK është i panatyrshëm i një partie të ekstremit të majtë me një parti që e quan vetën të qendrës së djathtë.

“Kaluan mbi 1600 orë deri sa ju u morët vesh dhe pikëpyetja e madhe e marrëveshjes suaj është pse e bëtë Kumbarë të koalcionit Josep Borellin? Pse u desht një spanjoll që s’e njeh as shtetin e Kosovës të ju bëje bashkë, derisa i dërguari i Presidentit Trump, Ambasadori Grenell, nuk ua la shenjë me vizitën e tij? Çka duhet të presim prej koalicionit që e ngjiz oferta e burakratit të BE-së që është kundër pavarësisë së Kosovës? Për çka jeni marrë vesh në atë darkë me Borellin? Sigurisht se jeni marrë vesh që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, por ku i le kushtet për atë dialog, Albin? A do të shkosh në takim me Serbinë pa kërkuar ata falje për krimet e luftës dhe për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë? A do të kërkosh reparacionet e luftës, siç ke proklamuar me vite?”.

“A do t’i anulosh marrëveshjet e deritashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e veçanërisht marrëveshjen për ‘Zajednicën’ që e ka nënshkruar Isa Mustafa, partneri yt në këtë koalicion? Apo do t’i harrosh krejt këto premtime, siç i ke harruar edhe njëqind të tjera deri sot, dhe do të shkosh i buzëqeshur në Bruksel për të bërë pazare në kurriz të shtetit tonë?”, tha Krasniqi. “Sot, juve vërtetë ju erdh dita, por Kosovës i erdhi nata. Sepse dita e juaj është nata e Kosovës. Drita e juaj është terri i Kosovës”.

“Ëndrra e juaj është makthi i Kosovës. Ju do ta kapni pushtetin prej sot, por dijeni se në asnjë minut nuk do të jeni të qetë që të veproni pa dhënë llogari për çdo veprim tuajin. Opozita e këtij mandati do të jetë jo vetëm kontrolluesi, por edhe korrektuesi i juaj. Zoti e bekoftë Kosovën tonë dhe qytetarët e saj e për hajr na qoftë kjo dasëm”, tha deputeti Memli Krasniqi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

28 December, 2025
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

28 December, 2025

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result