Krasniqi: Lëvizja popullore për pajtimin e gjaqeve, pikë kthese për unitet mbarëshqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 32 vjetorin e fillimit të lëvizjes popullore për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, tha se tubimi madhështor i pajtimit të mbi 100 gjaqeve te Verrat e Llukës, në Deçan, shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundshekullit XX.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Krasniqi tha se kjo ngjarje shërbeu si pikë kthese për unitet mbarëshqiptar.

“Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri. Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!”, shkruan kryetari i PDK-së.

Share This Article