ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun 3 minutes ago
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual 6 minutes ago
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore 9 minutes ago
Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam 11 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 13 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

albnews by albnews
23 August, 2025
in Kosova
0
Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

RelatedPosts

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

E rëndë në Malishevë! Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

Derisa Lëvizja Vetëvendosje për disa javë radhazi ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, dhe më pas edhe Donika Gërvallën dhe së fundi edhe Hekuran Murati, nga PDK, LDK dhe AAK thonë se janë emra të papranueshëm dhe nuk janë unifikues.

Së fundit nga PDK theksuan se janë mbi 35 emra nga LVV që do t’i votonin për kryetar të Kuvendit, por jo ata që kanë qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Kurtit si dhe Mimoza Kusarin.

Edhe nga AAK kanë deklaruar se disa emra të LVV do t’i votonin për kryetar të Kuvendit, gjersa nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë emër nga LVV për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike.

E lidhur me ngërçin politik që ka zgjatuar që disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se pasi askush nuk ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional.

Këto janë disa nga çështjet që sipas Krasniqit duhet të bien dakord parakusht partitë politike:

Konstituimi i Kuvendit – të zgjidhet një kandidat konsensual për Kryetar të Kuvendit, i cili nuk vjen nga partitë kryesore politike;

Ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – të mundësohet një garë me më shumë kandidatë dhe sistem dy raundesh, duke ndjekur modelet e Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, për të shmangur bllokadat e ngjashme në të ardhmen;

Zgjedhja e Presidentit nga populli – megjithëse shpesh shihet si një ushtrim i panevojshëm demokratik, votimi i drejtpërdrejtë rrit stabilitetin institucional dhe e lehtëson procesin e formimit të koalicioneve paszgjedhore;

Ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme – të reduktohet numri i votave preferenciale nga 10 në 3, të rikthehet numërimi i votave në vendvotime dhe të adresohen problemet e krijuara nga ndryshimet e fundit;

Opsionalisht, reformim i zgjedhjeve lokale – të shqyrtohet mundësia që zgjedhjet për kryetarë komunash të zhvillohen në vetëm një raund (fiton kandidati i renditur i pari) dhe të ulet numri i nënshkrimeve të nevojshme për shkarkimin e tyre. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

7 November, 2025
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

7 November, 2025
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore

Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore

7 November, 2025
Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam

Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result