Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje siç i ka braktisur qytetarët e kanë braktisur edhe sallën e Kuvendit.
Sipas tij, Qeveria e ka realizuar agjendë e saj për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Krasniqi ka thënë se ZRRE-ja nuk mori vendim të pavarur por vendosi vendim politik.
“ZRRE që me vendimin e saj doli të jetë mbi Kuvendin, por edhe mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës. Ajo ju vuri haraç disave për t’i mbuluar disa të tjerë. Ne e paralajmëruam me kohë Qeverinë por ata nuk morën masa, dhe vendosen pasoja. Ata vendosen zgjidhje për rritjen e energjisë elektrike. Sot shtatë javë më vonë ne e jetojmë pasojën e injorimit të Albin Kurtit. Ne kemi pasur propozimet konkrete që nga fundi i shtatorit”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se debatin për ta parandaluar këtë vendim të ZRRE-së, Qeveria dje nuk e lejoi as të mbahet.
Ai ka thënë se VV-ja i ka mashtruar qytetarët për t’ua marrë besimin.
Sipas tij, ai i vendosi qytetarët para aktit të kryer dhe fatura e tyre do të jenë mbi 100 për qind me rritje.
“Siç u pa kjo ndikon drejtpërdrejtë te përkeqësimi i jetës së qytetarëve. E atyre nuk ju mbetet zgjidhje vetëm se të largohen nga vendi, dhe kjo po ndodhë si kurrë më parë. Kush është përgjegjës për këtë. Kurti po donë me ua falë 100 milionë euro KEDS-it. Ndarja e 100 milionë eurove është për KEDS-in. Ata po i detyrojnë qytetarët të paguajnë dyfish”, ka thënë ai.