Krasniqi takon në Hagë, Thaçin dhe Veselin: Liria jonë, ishte lufta e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  zhvilloi të shtunën një takim në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, liria e Kosovës ishte lufta dhe misioni i tyre.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë.“- shkruan Krasniqi.

Share This Article